Aubameyang mbërrin në Londër

Më shumë se 30 mijë njerëz e kanë parë Pierre Emerick Aubameyangun në qendrën stërvitore të Arsenalit, Colney – raporton Guardian.

Por, megjithatë Dortmundi nuk e ka gjetur ende zëvendësuesin për të, dhe derisa të arrihet një gjë e tillë tifozët e Arsenalit nuk duhet që të gëzohen ende.

Aubameyang është përfolur për një kalim te Arsenali që nga largimi i lojtarit më të mirë të klubit, Alexis Sanchez, drejt rivalit Manchester United.

Aubameyang poashtu ishte lojtari kryesor i klubit nga Dortmundi, dhe largimi i tij drejt Arsenalit mund t’i dëshpërojë shumë tifozët bavarezë.

Një tjetër ish-lojtar i Dortmundit kaloi te Arsenali para pak ditësh. Bëhet fjalë për armenin, Henrikh Mkhitaryan. E gjithë kjo besohet që po ndodh shkaku i lidhjes së kontratës së Arsenalit me ish-drejtorin sportiv të skuadrës po kësaj skuadre gjermane

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here