Barcelona të sigurt në afrimin e Arthuros!

Barcelona ka bërë një lëvizje zyrtare për yllin e Gremios Arthur dhe besojnë se në fund të sezonit braziliani do të transferohet në Camp Nou, raporton UOL.

21 vjeçari po përflitet se mund të transferohet në shumë klube europiane si Real Madrid, Chelsea, Milan por katalanasit duket se janë një hap para për të bërë një marrëveshje.

Përfaqësuesi i klubit të Barcelonës u takua me drejtuesit e klubit të Gremios dhe agjentin e lojtarit ku Barcelona bëri ofertën zyrtare prej 30 milionë eurosh e cila është 10 milionë euro nën pritjet e Gremios.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here