Bartra paraqitet në gjyq: Frigohesha për jetën time

Futbollisti i Borussia Dortmund, Marc Bartra është paraqitur në gjyq për të dëshmuar rreth të akuzuarit për sulmin me bombë ndaj autobustit të Borussias.

Bartra të hënën u paraqit në gjyq, kurse deklaratën e tij pas gjyqit e ka bërë të ditur avokati i tij Alfons Becker.

Mbrojtësi mori 3 lëndime nga sulmi i cili e goditi autobusin, i cili po largohej nga hoteli dhe po nisej drejt stadiumit për të luajtur ndeshjen kundër Monacos në Champions League.

“U frikësova për jetën time, mendova se nuk do ta shoh më familjen time”, ka deklaruar Bartra.

I akuzuar për këtë sulm është Sergey.B, i cili muajin e kaluar pranoi se kishte kryer sulmin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here