Chelsea i prish punë Arsenalit, përfshihet edhe Tottenham

Dita e fundit e merkatos së janarit duket se do të na sjellë surpriza, sidomos nga klubet Angleze.

Në Londër është një çmenduri e vërtetë, ku Chelsea dhe Arsenal dëshirojnë të transferojnë sulmues të ri, kurse në gjithë këtë është përfshirë edhe Tottenham.

Mediat Angleze dje kanë bërë të ditur se Arsenal është pranë firmës me Aubameyang, kurse Giroud do të transferohet te Chelsea. Por “Blutë e Londrës” kanë ndryshuar strategji duke u fokusuar te Fernando Llorente.

Por një transferim i tillë do të jetë i vështirë duke pasur parasysh rivalitetin mes dy klubeve, por duket se Chelsea janë të gatshëm të ofrojno gjithçka për ta përforcuar sulmin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here