Conte i ofron Wengerit- David Luizin për Giroud

Pierre-Emerick Aubameyang sipas të gjitha gjasave do të transferohet te Arsenali, kurse Giroud do të jetë i lirë, por trajneri i Chelsea, Antonio Conte ka përgatitur një plan për francezin.

Në rast se Wenger arrin ta sjellë ndonjë sulmue, e sigurtë është që Giroud do të largohet, kurse Chelsea dëshiron një sulmues të ri në rradhët e saja.

“Daily Star” ka bërë të ditur se Chelsea ka ofruar mbrojtësin David Luiz për sulmuesin francez, duke pasur parasyshë se Arsenali ka problem me mbrojtësit nuk është opcion i keq për “Topxhinjtë”.

Arsenal sot do të luajë si mysafir kundër Swansea, kurse Giroud nuk do të jetë në skuadër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here