Coutinho rikthehet në Liverpool

Ylli i ri i Barcelonës, Philippe Coutinho i cili para disa javësh u transferua te Barcelona për një shumë rekorde, është rikthyer në Liverpool.

Braziliani mori leje nga Barcelona për të udhëtuar në Liverpool që ai të përshëndetet me ish lojtarët e tij, pasiqë nuk arriti të përshëndetet me ta gjatë transferimit të tij në Barcelonë.

Coutinho dje arriti në kampin e Liverpoolit, kurse sipas mediave angleze ai do të organizojë një festë përshëndetjeje ku do të jenë të ftuar të gjithë futbollistët dhe trajneri Jurgen Klopp.

Megjithatë nuk dihet se kur do të mbahet kjo festë, Liverpool sonte luan kundër Huddersfield, kurse Coutinho duhet të rikthehet në Barcelonë pasiqë të enjten katalanasit do të luajnë në Kupën e Mbretit kundër Valencias.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here