Icardi me një postim “Lamtumire”

Sulmuesi i Inter Mauro Icardi në mes të zërave që thonë se do të shkojë tek Real Madrid së bashku me Marcelo Brozovic kanë postuar një fotografi “lamtumire” së bashku në rrjetet sociale.

Sulmuesi i kombëtares argjentinase është njëri prej lojtarëve që ka hyrë në radarët e skuadrës “Los Blancos” dhe madrilenët po shikojnë ta freskojnë repartin sulmues.

Icardi është parë si shënjestra kryesore e madrilenëve ku këtë sezon me Inter ka shënuar 18 gola dhe 24 vjeçari në postimin e tij që bëri në rrjetet sociale shkroi “Të thuash lamtumirë do të thotë të rritesh”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here