Lajm i mirë për PSG para ndeshjes me Realin!

Menaxheri i PSG, Unai Emery ka deklaruar se Mbappe do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen kundër “Los Blancos” me 14-të shkurt.

Sulmuesi i PSG do të rikuperohet plotësisht nga lëndimi që mori në ndeshjen kundër Lyonit.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri Emery. 19-të vjeçari ka qenë në dyshime se a do të jetë i gatshëm për tu rikuperuar para sfidës me Realin, por Mbappe dje është stërvitur me skuadrën.

“Ai dëshiron të luajë por mjekët nuk po e lejojnë ende. Është e rëndësishme që ai të rikthehet në formë të mirë. Kemi edhe 4 ndeshje”, ka deklaruar Emery duke ju referuar ndeshjes me Realin në Champions.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here