Për dy vite 219 penallti të akorduara, kurse në 74 ndeshjet e fundit asnjë kundër Barcelonës!

Situatat e dyshimta në vitet e fundit ka bërë që shumica e tifozëve të futbollit që nuk e pëlqejnë Barcelonën të përhapin zërat se Barcelona ndihmohet nga gjyqtarët.

Mediat Spanjolle kanë zbuluar se në 74 ndeshjet e fundit asnjë penallti nuk është akorduar kundër Barcelonës. Skuadra e fundit e cila nuk fitoi penallti ishte Alaves. Umtiti pranoi se kishte prekur topin me dorë në minutën e 89-të por se nuk ka pasur qëllim për ta bërë.

Në 74 ndeshjet e fundit nuk është akorduar asnjë penallti kundër Barcelonës, kurse janë akorduar 34 penallti në favorin e tyre-gjithsej janë akorduar 219-të penallti në La Liga.

Për herë të fundit penallti kundër Barcelonës është akorduar me 16-të prill të 2016-tës, në ndeshjen me Celta Vigon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here