Presidenti i La Liga: Dëshiroj që Neymarin ta shoh përsëri në Spanjë

Presidenti i La Liga-s Javier Tebas, ka deklaruar se dëshiron që futbollisti më i shtrenjtë Neymar të rikthehet në Spanjë.

Tebas gjithashtu tha se nuk është patjetër që ai të rikthehet te Barcelona, duke shtuar zërat për transferimin e tij te Reali.

“Do të doja që Neymar të rikthehet në Spanjë, nuk është patjetër që të rikthehet te klubi në të cilin luante para se të transferohet te PSG. La Liga duhet ti ketë futbollistët më të mirë dhe Neymar është njëri prej tyre”, ka deklaruar Tebas.

Neymar verën e kaluar u transferua te PSG për 222 miliona euro, por mediat spekulojnë se ai nuk është i lumtur në Paris.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here