Rashica largohet nga Vitesse!

Klubi holandez Vitesse ka konfirmuar zyrtarisht që 21 vjeçari nga Vushtrria Milot Rashica do të largohet.  

Ata kanë njoftuar sot se futbollisti nuk ka marrë pjesë në ushtrime me klubin, për të kompletuar një transferim. Rashica kishte kontratë me Vitessen deri në vitin 2020.

Interesim për Rashicën është raportuar se kanë pasur shumë ekipe të mëdha evropjane. Por nuk dihet ende se ku do të vazhdojë karrierën ai.

Kjo lëvizje mund të ketë ndikim domethënës në zhvillimin e karrierës së tij, dhe për rrjedhojë, edhe të Kombëtares së Kosovës në futboll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here