Neymar hedh në gjyq Barcelonën!

Barcelona dhe Neymar këtë herë do të jenë kundërshtarë në një betejë ligjore.

Neymar edhe zyrtarisht ka hedhur në gjyq Barcelonën  për mos pagimin e bonusit prej 26 milionë eurove, të cilin Barcelona është dashur ta paguajë si bonus për besnikërinë e Neymar.

Kur klubi katalan mësoi se Neymar dëshiron të largohet nga Barcelona vendosën të mos e paguanin pjesën e dytë të bonusit.

Sipas “El Mundo Deportivos”, Neymar po kërkon paratë e tij dhe në rast se arrinë ta fitojë gjyqin, kostoja totale do ta kushtonte Barcelonën 230 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here