Batshuayi: Te Dortmund erdha që të luajë në botëror!

Michy Batshuayi foli zyrtarisht si lojtari më i ri i Borussia Dortmund. Sulmuesi u transferua në “Signal Iduna Park”, në ditën e fundit të merkatos së dimrit, në formë huazimi nga Chelsea.

24-vjeçari tha se është i lumtur për kalimin te verdhezinjtë dhe se synimi i tij është ta ndihmojë sa më shumë Dortmund duke shënuar gola.

Gjithsesi Batshuayi nuk harroi të theksonte se një ndër motivet kryesore të transferimit te Borussia është synimi për të luajtur në Botërorin e Rusisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here