Emmanuel Emenike huazohet tek Las Palmas!

30 vjeçari është bashkuar me bashkëkombasin e tij Oghenekaro Otebe në Estadio Gran Canara deri në fund të këtij sezoni në formë huazimi.

Emmanuel Emenike u bashkua me Las Palmas nga Olympiacos pasi arriti marrëveshje personale me klubin.

Ish lojtari i kombëtares nigeriane ishte blerë korrikun e kaluar për 2.5 milionë euro nga skuadra e Fenerbahce. Që atëherë ai ka vuajtur nga shumë dëmtime dhe minutat në Karaiskakis kanë qenë shumë të limituara për të.

Ish lojtari i West Ham ka luajtur 10 ndeshje duke shënuar 4 gola për grekët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here