Flamurtari prapë përballë Partizanit!

Flamurtari-Partizani përsëritet 5 ditë më pas, këtë herë në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, por prodhon sërish të njëjtin rezultat.

Skuadra e Duros ka triumfuar 1-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në gjysmëfinale, ndonëse më parë duhet luajtur edhe ndeshja e kthimit.

Vlonjatët dominuan takimin, teksa portieri Hoxha bëri disa pritje vendimtare, ndërsa nga ana tjetër, të kuqtë kundërsulmuan disa herë, por edhe Nurkoviç ishte në lartësinë e detyrës.

Ndeshja u vendos pikërisht nga një gabim i Alban Hoxhës, që pasi zotëroi një top, pa t’i rrëshqiste nga duart në momentin që kërkoi të rinisë lojën dhe nga ky moment përfitoi Danilo Alves, që shënoi me një goditje nga distanca.

Tirana fliroi me fitoren në sfidën me Kukësin, por sulmuesi shkodran, Sidrit Guri ruajti nderin e verilindorëve me një gol të shënuar në minutat e fundit të sfidës. Bardheblutë gjetën avantazhin që në pjesën e parë dhe u munduan të përballen sit ë barabartë me kampionët në fuqi, ndërsa kualifikimi do të vendoset vetëm pas 90-minutëshit që do të luhet në ‘Zeqir Ymeri”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here