Hanni transferohet tek Spartak Moscow!

Përfaqësuesi i kombëtares algjeriane Sofiane Hanni e ka lënë skuadrën belge të Anderlecht dhe është transferuar në Premier Leaguen ruse.

Spartak Moscow ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare e gjysmë me lojtarin nga Anderlechti.

27 vjeçari do të qëndrojë në Otkrytiye Arena deri në vitin 2021 pasi që arriti marrëveshje me klubin në ditën e fundit të transferimeve.

Hanni shënoi vitin e kaluar 18 gola në 61 paraqitje dhe e udhëhoqi skuadrën e Anderlecht për tu shpallur kampion në kampionatin belg.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here