Mertens: Nuk pata asnjë ofertë gjatë janarit!

Sulmuesi i Napolit Dries Mertens foli për zërat që e lidhnin atë me një kalim të mundshëm për në Angli ose Kinë duke thënë se ai nuk pati asnjë ofertë zyrtare.

Dries Mertens e krahasoi veten me një fëmijë “në një dyqan lodrash” duke treguar se është shumë i lumtur tek liderët e Serie A.

Mertens këtë vit ka luajtur një rol kyç në mbajtjen e vendit të parë në kampionat deri më tani ku 6 herë rradhazi kampionët e Italisë Juventus janë vetëm 1 pikë larg napolitanëve.

Sa i përket interesimeve nga Anglia si Arsenal dhe Manchester United Mertens deklaroi se tek Napoli është më i lumtur se kurrë më parë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here