Abramovic përgatitë surprizë: Enrique do ta udhëheqë Chelsea-n kundër Barcelonës!

Mediat angleze zbulojnë disa detaje interesante rreth Chelsea-s dhe Conte-s.

Edhe pse italiani sot deklaroi se dëshiron ta rrespektojë kontratën deri në fund, pronari i klubit të Chelsea, Abramovic nuk është i kënaqur me Conten dhe po përgatit zëvendësuesin e tij.

Mediat angleze bëjnë të ditur se sipas të gjitha gjasave Luis Enrique do të jetë nga sezoni i ardhshëm trajneri i Chelsea, por ai mund të emërohet si trajner edhe më herët.

“Nëse Luiq Enrique është trajneri i ardhshëm i Chelsea, atëherë çfarë po pritet? Conte për momentin nuk është i lumtur dhe klubi gjithashtu nuk është i lumtur me të. Luis Enrique është i lirë dhe nuk ka nevojë për tu refuzuar”, ka deklaruar gazetari i njohur anglez Martin Samuel.

Enrique për momentin është i lirë dhe është pajtuar që ta merr stolin e Chelsea por nuk dihet se a do ta bëjë një gjë të tillë në mesin e sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here