Aubameyang mund të mungojë ndaj Everton!

“Topçinjtë” mund të luajnë ndeshjen ndaj Evertonin pa blerjen e tyre më të re Aubameyang për shkak të një gripi, raportojnë mediat angleze.

Debutimi i lojtarit mund të mos vijë këtë fundjavë pasi trajneri Arsene Wenger deklaroi se lojtari po vuan nga një grip.

Aubameyang u transferua tek Arsenal për plot 56 milionë funta nga skuadra e Borussia Dortmund e cila huazoi Michy Batshuayi nga Chelsea ndërsa Olivier Giroud prej Arsenalit u transferua tek Chelsea.

Gabonezi ka qenë në formë të mirë këtë sezon ku ka shënuar 13 gola në 16 ndeshje të Bundesligës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here