Barcelona përballet me një „armik“ të ri:Pëson Valverde dhe dy lojtarë të skuadrës!

Kundërshtarët nuk po mund ta ndalojnë Barcelonën drejt synimeve të tyre, por Barcelona po ballafaqohet me një tjetër armik.

Në fillimin e kësaj jave në skuadër është përhapur viroza e barkut. Shumica e lojtarëve kanë ndjerë simptome si jashtëqitje dhe temperaturë.

Sidomos Valverde, Gomes dhe Busquets kanë vuajtur më shumë.

Lojtari portugez ka kaluar më së keqi. Gomes të mërkurën ka përfunduar në spital, ku është pranuar si i dehidruar.

Barcelona të dielën do të luajë si mysafire kundër rivalit të qytetit Espanyol dhe mbetet të shohim se a do tja dalin lojtarët e tjerë që të mos sëmuren.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here