Inter ka gjetur „Militon e ri“

Mediat Italiane kanë bërë të ditur se Inter është në rrugë të mirë për ta siguruar në transferim të për sezonin e ardhshëm.

Drejtori sportiv i Interit, Ausilio ka udhëtuar drejt Argjentinës për ta kompletuar transferimin e lojtarit të Racing, Lautaro Martínez.

Bëhet fjalë për lojtarë 20-vjeçarë i cili konsiderohet “Milito i ri”, kurse në kampionat ka shënuar 4 gola në 6-të ndeshje.

Interesim për të kanë treguar edhe Atletico dhe Real Madrid, por ai ka zgjedhur Interin e për këtë vendim ka ndikuar Zanetti.

Sulmuesi duhet të arrijë në Milano verën e ardhshme kurse detajet financiare ende nuk janë të njohura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here