Këtë nuk e priste askush: Ancelotti merr një ofertë surprizë

Strategu italian, Carlo Ancelotti është ende pa punë pasi u shkarkua nga Bayerni në fillimin e sezonit.

Ancelotti ka vendosur që të pushojë deri në fund të sezonit. Ai mbetet si një ndër kandidatët kryesorë për stolin e përfaqsues Italiane, por ai dëshiron që të udhëheqë klub.

Mediat italiane kanë zbuluar sot një ofertë interesante të cilën e ka marrë 58-të vjeçari. Bëhet fjalë për ofertën e Athletic Bilbaos e cila i ka ofruar atij ta udhëheqë skuadrën baske deri në fund të sezonit.

Megjithatë shanset janë të vogla që Ancelotti ta pranojë ofertën e baskëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here