Mahrez prapë mungon në stërvitje!

Riyad Mahrez ka munguar në stërvitje tek Leicester City për ditën e dytë rresht pasi transferimi i tij tek Manchester City gjatë janarit dështoi, raporton Sky Sports News.

Lojtari i kombëtares algjeriane mori një ofertë të orëve të fundit për tu transferuar tek Manchester City por ishte tepër vonë për një gjë të tillë dhe e gjithë marrëveshja u bllokua.

Raportimet thonë se Mahrez nuk dëshiron më që të luajë për klubin por ai ka munguar në stërvitje por pa qëllim që të mos luajë më kështu që Mahrez pritet që shumë shpejtë të fillojë stërvitjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here