Manchester United akoma dëshiron Mauricio Pochettinon!

Manchester United akoma po shikojnë Mauricio Pochettinon si zëvëndësuesin e duhur për portugezin Jose Mourinho, raporton Manchester Evening News.

The Special One” nënshkroi një kontratë të re javën e kaluar por drejtuesit e klubit po shikojnë për një pasardhës me të ardhme afatgjatë. Pas fitores së Tottenham 2-0 ndaj Manchester United, drejtuesit e “Djajve të Kuq” vetëm sa po e shtojnë admirimin për argjentinasin.

Për Pochettinon është shumë e interesuar edhe Real Madrid e cila mund të bëjë e para një lëvizje për ta marrë argjentinasin pasi Zinedine Zidane këtë sezon i ka zhgënjyer ku është plot 19 pikë larg nga Barcelona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here