Martesa Icardi-Wanda drejt fundit?

Mauro Icardi ‘ngriu’ gjithë ambientin zikaltër pasi postoi një frazë në rrjetet e tij sociale.

“Të dish të thuash lamtumirë, do të thotë të rritesh. Ciao Ciao”, ishte teksti I postuar nga kapiteni i Interit, që fillimisht u interpretua si një sinjal për largimin nga zikaltrit, në ditët e fundit të merkatos.

Gjithsesi, mediat italiane hedhin dritë mbi një tjetër ndodhi në jetën e Icardit, të cilës sulmuesi i referohej në statusin e tij. Duket se argjentinasi është konfliktuar me bashkëshorten e tij, Wanda Nara, gjë që është reflektuar edhe me vendimin për të mos e ndjekur më në Instagram dhe për më tepër, modelja ka ndërruar edhe mbiemrin nga Wanda Icardi, në Wanda Nara.

Ende asnjë nga palët nuk ka pranuar publikisht ekzistencën e një problem, por mediat rozë në Itali raportojnë për një konflikt që lidhet me karrierën e Wandës. Kjo e fundit i është rikthyer modelingut në Argjentinë, ku po udhëton shpesh ditët e fundit dhe po qëndron gjithmonë e më larg familjes. Pikërisht kjo gjë nuk i ka pëlqyer Mauros, që e bëri bashkëshorten edhe menaxhere të tij, vetëm për ta pasur pranë familjes.

Një tjetër detaj interesant është edhe fakti që Mauro nuk ndjek më as Marcelo Brozoviçin, por ende nuk dihet arsyeja pse…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here