Messi ndryshon pozicionin e Coutinhos: Ja ku do të luajë Braziliani

Barcelona e ka mundur Valencian 1-0 në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, kurse hero i mbrëmjes ishte përsëri Luis Suarez.

Transferimi më i shtrenjtë i Barcelonës, Philippe Coutinho e filloi ndeshjen nga stoli dhe luajti për 30-të minuta.

“Coutinho luajti në mesfushë pasiqë Messi dëshironte të luante në anën e djathtë. Mendojmë se Coutinho duhet të luajë djathtas kur Messi dëshiron të luajë në mesfushë, por ai mundet të luajë në të gjitha pozitat. Po te Liverpooli luante në anën e majtë, por këtu do të luajë në mesfushë ose djathtas”, ka zbuluar Luis Suarez.

Barcelona në Camp Nou nuk ka humbje në Copa del Rey që nga viti 2013-të kundër Realit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here