Pankina e Italisë gati për Conten!

Italia është gati ti ofrojë postin e trajnerit Antonio Contes nëse ai do të shkarkohet nga londinezët e Chelseas, deklaron Daily Star.

Ish trajneri i Juventus kohëve të fundit po kritikohet për shkak të rezultateve të këqija  dhe për një merkato shumë të varfër dhe kjo i ka bërë të ndihet nën presion dhe udhëheqësit e klubit.

Por nëse Conte shkarkohet nga Chelsea akoma pa i bërë një vit pasi fitoi titullin kampion në Premier League atë do ta presë posti i trajnerit te kombëtarja italiane pasi Gian Piero Ventura u shkarkua në Nëntor pasi që dështoi të dërgojë Italinë në botëror.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here