PSG shikon nga afër caktimin e gjyqtarëve ndaj Real Madrid!

Në Paris nuk janë të shqetësuar vetëm se si po i përgatit Unai Emery lojtarët e tij për ndeshjen ndaj Real Madrid por gjithashtu po shikojnë me vëmendje se cili gjyqtar do të caktohet për të drejtuar supersfidën.

Parizienët akoma nuk e kanë harruar ndeshjen e sezonit të kaluar ku u mposhtën 6-1 prej BarcelonësCamp Nou dhe të gjitha kritikat shkuan për Deniz Aytekin.

Edhe pse lojtarët e PSG atë natë bënë shumë gabime dhe Unai Emery nuk kishte vendosur formacionin e duhur, por në Paris fajtori kryesor prapë mbetet gjyqtari për atë natë që hyri në histori.

Paris Saint Germain po kërkon vetëm që të rrespektohet njëjtë sikur të gjitha skuadrat tjera me histori në kontinentin europian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here