Real Madrid hidhet në sulm për dyshen Hazard-Kane!

Eden Hazard dhe Harry Kane do të jenë top objektivat e Real Madrid gjatë afatit kalimtar veror, supozon Mundo Deportivo.

Madrilenët gjithashtu duan të sigurojnë shërbimet e Neymar por ai mesa duket mund të vijë në Madrid në 2019 dhe këtë verë Perez dëshiron që të sjellë dy yjet nga Premier League.

Hazard i cili kohëve të fundit po përflitet për një kalim te Manchester City dhe Harry Kane i Tottenham do të jenë objektivi kryesor i Florentino Perez i cili tani duket se ka edhe fansat prapa duke shikuar të inatosur pasi Real Madrid ka plot 3 vite që nuk ka blerë ndonjë lojtar të madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here