Real Madrid me sy nga Roma për Alisson!

Real Madrid janë duke e vëzhguar nga afër portierin e Romës Alisson pasi që në këtë fund sezoni “Los Blancos” kërkojnë që të sigurojnë një gardian tjetër për portën e tyre, raporton Mundo Deportivo.

25 vjeçari është bërë një senzacion në Serie A dhe ka rënë në sytë e anglezëve të Liverpool.

Megjithatë tani portieri ka rënë në sytë e Real Madrid dhe gjatë afatit veror Alisson vështirë se mund ti shpëtojë ofertave tunduese nga madrilenët që me çdo kusht e duan një portier të ri.

Real Madrid gjithashtu janë të interesuar për David De Gea dhe Thibaut Courtois por dhe Alisson shihet si një opsion kualitativ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here