Sadiku tepër i sigurt me transferimin në Levante

E ardhmja është para, por ndërkohë Sadiku bën edhe një analizë të së shkuarës, duke zbuluar se çfarë ndodhi te Legia e Varshavës, ku u transferua verën e kaluar.

Batuta e fortë për të shpjeguar atë se çfarë ndodhi, por edhe për të kuptuar ambiciet e Sadikut është: “Qëndrimi im në stol ishte si të blesh një Ferrari dhe ta mbash në garazh”.

Sulmuesi shqiptar, që shënoi dy gola në kampionat dhe 4 në Kupë në muajt e tij në Poloni, ia dedikon rendimentin nën pritshmëritë e tij te Legia shanseve të pakta që iu dhanë në skuadrën polake, ndërsa shprehet:

“U zhgënjeva që nuk pata më shumë shanse. Nuk arrita objektivin tim për sa i përket numrit të golave, por si mund ta bëja kur nuk luaja. Gjithsesi, nuk i vë faj vetes, pasi bëra gjithçka munda dhe punoja mirë në stërvitje. Erdha te Legia pa fazë përgatitore dhe tani besoj se kam punuar mirë në dimër mund të luaj më shumë”.

Sadiku nuk harron të theksojë se është i lumtur për shansin që iu dha me transferimin te Levante, ndërsa zbulon se oferta e klubit spanjoll erdhi papritur dhe gjithçka u mbyll brenda ditës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here