Vidal tek Manchester United!

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka vendosur si prioritet transferimi në verë mesfushori i Bayern Munichut, Arturo Vidal.

Special One dëshiron të krijoj një ekip të frikshëm të Unitedit për sezonin e ardhshëm dhe tashmë ka etiketuar disa nga ta.

Njëri nga prioritet kryesore për Mourinhon padyshim se është mesfushori kilian i Bayernit, Vidal, të cilin e do në Old Trafford.

Sipas mediumit lokal Manchester Evening News, Mourinho dëshiron që Vidali të jetë pjesë e mesfushën së tij që nga vera.

Menaxheri i Djajve të Kuq do të drejtojë timonin e tij drejt Vidalit kur afati kalimtar i transferimeve të rihapet në fund të sezonit, me Michael Carrick që do të pensionohet zyrtarisht.

Mourinho dëshiron të paktën një mesfushor të ri dhe ka identifikuar Vidalin e Bayern Munichut si një objektiv ideal për të rritur cilësinë dhe agresivitetin në mesfushën e Unitedit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here