Bacary Sagna te Benevento!

Tanimë gjithçka ka përfunduar, Bacary Sagna ka nënshkruar një kontratë me skuadrën e Beneventos.

Përfaqësuesi i kombëtares franceze ishte i lirë pasi kontrata me Manchester City i kishte skaduar në Qershor të 2017.

Ai u pajtua me kushtet e klubit italian, që në këtë pikë të sezonit gjenden në pjesën e poshtme të tabelës së Serie A.

Klubi ka konfirmuar se ka nënshkruar deri në qershor dhe ka mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër deri më 30 qershor 2019.

Kjo mundësi do të jetë e vlefshme nëse Le Streghe mbijetojnë në Serie A.

Sagna do të jetë në dispozicion të trajnerit Roberto De Zerbi nga java e ardhshme, por duhet të jetë në shkallët e stadiumit për derbin lokal të Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here