Chicharito dëshironte largimin nga West Ham!

Përfaqësuesi i kombëtares meksikane Javier “Chicharito” Hernandez ka deklaruar më herët që dëshiron të largohet nga West Ham por tani ka dëshirë që të ndihmojë klubin që të qëndrojë në Premier League.

Chicharito u transfeuar gjatë verës nga Bayer Leverkusen tek West Ham por dëmtimet e shpeshta që hasi e bënë të vështirë aktivizimin e rregullt të lojtarit.

Me Meksikën që merrë pjesë në botërorin e Rusisë këtë verë ai shprehu dëshirën e largimit nga klubi për të pasur më shumë minuta në dispozicion në fushën e blertë.

Por edhe pas dështimit të këtij plani meksikani tha se është i gatshëm që të ndihmojë West Ham që të qëndrojë në Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here