Gattuso: Milan nuk është si Brad Pitt, është i shëmtuar si unë

Milan nesër do të masë forcat me Udinesen në kuadër të Serie A, kurse trajneri i Milanit, Genaro Gattuso para ndeshjes deklaroi se Udinese është kundërshtarë i fortë dhe se ka kërkuar prej lojtarëve të vet të mbeten me këmbë në tokë.

Ky do të jetë dueli i parë ndërmjet dy ish bashkëlojtarëve të  përfaqsueses së Italisë, duke pasur parasyshë faktin se Massimo Oddo udhëheqë skuadrën e Udineses.

“Unë dhe Massimo kemi ndarë shumë gjëra. Ai është një njeri intelegjent, kurse arritjet e tij flasin për suksesin e tij”, ka deklaruar Gattuso.

Milan pas fillimit të keq të sezonit ka arritur që ti regjistrojë disa rezultate të mira por Gattuso ka deklaruar se duhet të mbeten me këmbë në tokë.

“Nuk guxojmë të harrojmë se çfar flitej për ne para gjashtë javëve. Ne nuk jemi Brad Pitt, por jemi ende të shëmtuar si mjekrra ime”, në këtë stil ka shpjeguar Gattuso gjendjen e skuadrës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here