Holanda me trajner të ri!

Holanda zgjodhi pasuesi e Dick Advocaat pasi ky i fundit dështoi që kualifikoj tulipanët për në botërorin që do të mbahet në Rusi.

Do të jetë Ronald Koeman tekniku i ri i Holandës i cili do ti drejtojë tulipanët në  Ligën e Kombeve dhe në kualifikueset e kampionatit europian me objektivin për ta kualifikuar Holandën në Euro 2020.

Pas eksperiencave në Premier League me Southamptonin ku arriti rezultate shumë të mira dhe Evertonit nga të cilët u shkarkua si pasojë e rezultateve të dobëta për ish-mesfushorin e Holandës tashmë nis një eksperiencë e re ajo e trajnerit të përfaqësues së vendit të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here