Manchester United shfrytëzon gabimin e Cityt (VIDEO)

Sot u në kuadër të gjiros së 26-të të Premier League, u luajtën disa ndeshje kurse pas humbjes në javën e kaluar Manchester United u rikthye te fitorja.

Manchester United luajti kundër Huddersfield.

Ndeshja u hap me golin e Lukakus në minutën 55-të, kurse përforcimi i ri i Unitedit, Alexis Sanchez shënoi golin e dytë për Djajtë e Kuq në minutën e 63-të. Sanchez gjuajti nga pika e bardhë, gjuajtja e tij u prit nga portjeri por topi arriti të rikthehet te kiliani dhe kështu arriti ta çonte topin në rrjetë.

Me këtë fitore United ngushtoi diferencën me Manchester Cityn e cila u ndal në barazim 1-1 kundër Burnley. Në ndeshjet tjera të luajtura Borunemouth fitoi kundër Stoke City 2-1, Brighton e mundi West Hamin 3-1, Leicester dhe Swansea 1-1, kurse WBA u mposht nga Southhampton 2-3.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here