Përfaqësuesi i kombëtares belge ka qenë shumë i përfolur për një largim të mundshëm nga kryeqyteti italian, por ai supozon se mund të nënshkruajë një kontratë “përjetë” me Romën.
Belgu po përflitet se është nën shënjestrën e Chelseas dhe të skuadrave nga Kina, por Nainggolan insiston për një kontratë me Romën.
Belgu e pa të ardhmen e tij të vënë në pikëpyetje gjatë afatit kalimtar pasi që kishte shumë të interesuar për shërbimet e lojtarit.