Rivali i madh i Interit në Serie A, ka ofruar 60 milionë euro për Icardin

Mauro Icardi është golashënuesi më i mirë i Interit, por mediat Italiane shkruajnë për largimin e tij.

Gjatë merkatos së janarit, Icardi u përfol rreth transferimit të tij te Reali, por tani ka ardhur konfirmim edhe nga presidenti i Napolit, De Laurentis i cili ka zbuluar se ka ofruar 60 milionë euro për sulmuesin argjentinas.

De Laurentis ka konfirmuar se ka mbajtur një takim me agjenten e Icardit njëkohësisht gruan e tij , Wanda Nara.

“U takuam me Nara-n në zyrën e saj, folëm rreth transferimit dhe ofrova 60 milionë euro, por në fund nuk arritëm asgjë. Mauro Icardi është sulmues klasi dhe nën drejtimin e trajnerit tonë Sari mund të shënojë edhe 40 gola”, ka zbuluar De Laurentis.

Për largimin e Icardit flasin edhe veprimet e Interit, pasiqë “neroaxurët” janë të interesuar për sulmuesin 20 vjeçarë Lautaro Martinez.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here