Roma kërkon mesfushorin e Real Madridit!

Roma mesa duket po i bënë gati që në shkurt transferimet që do ti bëjë gjatë afatit veror të transferimeve.

Drejtori sportiv Monchi i ka kthyer prapë sytë nga gadishulli iberike dhe mediat spanjolle thonë se objektiv i Romës do të jetë mesfushori i Real Madrid, Mateo Kovaçiç.

Ish futbollisti i Interit duket se është vënë nën shënjestrën e Romës por edhe vetë dëshira e lojtarit është që të gjejë një skuadër tjetër ku mund të ketë më shumë minuta në këmbë.

Kovaçiç u transferua tek Real Madrid në 2015 dhe që atëherë ka zhvilluar vetëm 91 ndeshje duke shënuar 4 gola.

Tek Roma e pret një vend i sigurt titullari ku në mesfushë do të rreshtohet krah për krah me Strootman dhe Nainggolan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here