Van der Wiel transferohet në MLS!

Mbrojtësi holandez, Gregory Van Der Wiel është larguar nga kampionati italian Serie A.

Pas një aventure gjashtë mujore te CagliariSerie A, Van Der Wiel ka pranuar të largohet në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Skuadra kanadeze Toronto ka zyrtarizuar transferimin e holandezit në MLS.

Shuma e këtij transferimi nuk është bërë e ditur por sipas mediave italian Cagliari ka fituar rreth një milionë euro.

Lojtari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Toronton me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Van Der Wiel ka zhvilluar gjashtë ndeshje këtë edicion në Serie A pasi kishte disa probleme me lëndime.

Ai më parë ka luajtur edhe për skuadra tjera të mëdha evropiane si PSG, Ajax dhe Fenerbahce.

30-vjeçari ka zhvilluar 46 ndeshje me Kombëtaren e Holandes ku ka shënuar edhe një gol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here