Arthur duhet të presë deri në 2020 për të luajtur për Barcën!

Mesfushori i Gremio Arthur është i gatshëm që të presë deri në vitin 2020 që të luajë për Barcelonën, sipas Mundo Deportivo.

Barcelona është në bisedime me Gremion për 21 vjeçarin i cili është i vendosur që të transferohet vetëm tek Barcelona pavarësisht interesimit të Real Madridit, Paris Saint Germain dhe skuadrave nga Premier League.

Çdo marrëveshje e arritur mund ta shoh Arthur në 2018 të luajë me Gremion dhe 2019 me ndonjë klub europian dhe pastaj të bashkohet me Barcelonën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here