Cassano: Buffon mund të luajë deri në moshën 45 vjeçare!

Cassano ka besim se Gianluigi Buffon mund të mbrojë portën e Juventusit deri në moshën 45 vjeçare.

Legjenda e Juventus dhe e kombëtares italiane ditë më parë mbushi plot 40 vjeç dhe po mendon që të luajë edhe një vitë tjetër me Zonjën e Vjetër dhe pastaj të varë këpucët në gozhdë.

40 vjeçarit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni por dëshira e portierit legjendar të Juves është që të vazhdojë karrierën të paktën edhe për një vit.

“A e keni parë pritjen që bëri në Bergamo? Ai ka gjithçka, si mundet një si ai të mos luajë më?”, tha sulmuesi për “Corriere della Serra”.

“Portieri mund të vazhdojë të luajë deri në moshën 45 vjeçare”- deklaroi Antonio Cassano.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here