Në derbin e sotshëm të Premier League, Liverpool barazoi me Tottenham në Anfield.
Të dy skuadrat dhuruan spektakël në fushë ashtu siç parashikohej.
Edhe pse Liverpool arriti te goli në minutën e 3-të të ndeshjes me anë të Salah, ndeshja përfundoi në barazim.
Në minutën e 80-të Wanyama barazoi rezultatin, kurse Kane në minutën e 85-të gjuajti nga pika e bardhë por nuk arriti të shënojë. Por rastin e pashfrytëzuar të Tottenham e shfrytëzoi Liverpooli, i cili me anë të Salah morën epërsinë përsëri dhe nga tre pikët i ndanin vetëm 3 minuta.
Kane megjihtatë përmirsoi gabimin e tij në minutën e fundit të shtesës pas një penalltie tjetër duke vendosur rezultatin final të ndeshjes.