Juventus paguan çmimin e fitores ndaj Sassuolos

Juventus ka mposhtur Sassuolon me rezultatin e lartë 7-0 në gjiron e 23-të të Serie A, por Allegri ka bërë të ditur një lajm të keq pas ndeshjes.

Allegri u detyrua ta bëjë zëvendësimin e parë në minutën e 26-të pasiqë Matuidi u lëndua, kurse në lojë u fut Marchisio.

Mesfushori i Juventusit u lëndua dhe do të jetë jashtë fushave për një periudhë të caktuar. Allegri pas ndeshjes konfirmoi se Matuidi do të mungojë në ndeshjen kundër Tottenham në Ligën e Kampionëve.

Matuidi këtë sezonë ka luajtur 29-të ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here