Neymar shënon golin e 350 në karrierë!

350 gola në karrierën e tij dhe ai është vetëm 25 vjeçar, Neymar po fillon të shkruajë emrin e tij në historinë e futbollit.

Neymar shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë kundër Lille për të shkuar në 350 finalizime në karrierën e deri tanishme edhe pse është vetëm 25 vjeçar.

Me Barcelonën, ai ka realizuar 105 gola në 186 ndeshje. Me Santosin 136 gola në 225 përballje kurse goli kundër Lille ishte i 27’ti me fanellën e PSG-së.

“Është një dhuratë”, u shpreh Neymar, që nesër mbush 26 vjet. “Jam shumë i lumtur që kam arritur 350 gola në moshën 25, gati 26”.

“Por, më e rëndësishme ishte fitorja. E dinim se është e vështirë të luash këtu”, u shpreh Neymar pas fitores së PSG-së 3:0 ndaj Lille.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here