Një ndër transferimet më surprizuese të këtij janari është Olivier Giroud nga Arsenal për tek Chelsea.
Giroud u transferua tek Chelsea për 18 milionë paund dhe me këtë transferim u përmbyll një marrëveshje trekëndësh mes Chelseas, Arsenal dhe Borussia Dortmund.
Pierre Emerick Aubameyang tek Arsenal ndërsa Michy Batshuayi i Chelsea u huazua tek Borussia Dortmund deri në fund të sezonit.
Giroud mund të debutojë me Chelsean në ndeshjen e të hënës pasi Alvaro Morata duket prapë se nuk është në formë optimale.