Rakitic mund të largohet nga Barcelona

Ivan Rakitic është i gatshëm të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, raportojnë mediat në Spanjë.

Mesfushori kroat ka qenë njëri nga lojtarët kryesorë të Barcelonës sezoneve të fundit, që nga transferimi i tij te Sevilla.

Megjithatë, gjatë dy afateve të fundit kalimtare emri i tij është lakuar shumë për një largim të mundshëm nga Camp Nou.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Rakitic tani është i prirur që ta bëjë këtë sezon, të fundit të tij me Barçën.

Rakitic ka përfunduar në radarin e dy skuadrave të mëdha angleze, Manchester United dhe Manchester City.

Mediumi spanjoll raporton se kroati ka marrë edhe thirrje direkte nga menaxherët Jose Mourinho dhe Pep Guardiola në muajt e fundit në lidhje me një lëvizje në Angli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here