Real Madrid me fytyrë të re këtë sezon!

Real Madrid kurrë nuk ka qenë në një pozitë të tillë pasi nëse sot Barcelona e mposhtë Espanyol do të shkëputet plot 21 pikë nga “Los Blancos” gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në histori.

Real Madridi barazoi 2-2 me Levanten në xhiron e 22’të në La Liga duke mbetur 18 pikë prapa Barcelonës dhe nëse këta të fundit triumfojnë në udhëtim te Espanyol nga ora 16:15, diferenca do të shkojë në 21.

Sipas MARCA-s, Reali kurrë nuk ka qenë kaq pikë prapa Barcelonës dhe mund të thuhet se “ky është sezoni më i dobët në histori të klubit”.

MARCA shkruan se frika më e madhe tani është se kanë mbetur edhe 17 ndeshje për Los Blancos dhe duke parë ecurinë negative, diferenca mund të thellohet dhe nuk përjashtohet as mbetja jashtë Ligës së Kampionëve.

Gjëja tjetër negative është se këto rezultate negative vijnë 11 ditë para përballjes me lojtarë si Neymar, Mbappe, Verrati e CavaniChampions, kur Reali të takohet me PSG-në.

Liga e Kampionëve është gara e vetme që i ka mbetur Realit, por me këtë formë dhe këtë lojë që po aplikon Zinedine Zidane, vështirë se do të shkojë shumë larg.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here