Bellerin: E dinim që Ozil do të qëndronte!

Mesfushori i përfaqësueses gjermane ua mbylli gojën të gjitha spekulimeve duke rinovuar kontratën me skuadrën e Arsenal gjë që e bëri njëkohësisht lojtarin më të pasur në historinë e Arsenal.

“Të gjithë e dinim që Mesut Ozil do të qëndronte këtu për shkak të përkushtimit që ka futbollisti për Arsenalin dhe Londrën“- deklaroi Hector Bellerin.

Mesut Ozil rinovoi kontratën e tij aktuale deri më 2021 dhe duke i dhënë një frymëmarrje Arsene Wengerit pasi u kritikuar shumë për shitjen e Alexis Sanchez.

Arsenali në këtë moment ka 45 pikë dhe gjendet në vendin e 6 në Premier League dhe Champions League duket e vështirë për tu arritur gjatë këtij viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here